Kurti për dokumentin e Qeverisë për dialogun: Favorizohet Serbia, delegacioni i panevojshëm

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 14:21 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka komentuar materialin e përgatitur nga Qeveria, në lidhje me marrëveshjen  përfundimtare me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

I pari i Vetëvendosjes tha se po të lexohet ky dokument, mund të mendohet se është shkruar një shtet që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

“Para tri ditëve në seli të VV-së ka ardhur një material me 30 faqe nga kryeministri si marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë. Materialin na e solli në gjuhën angleze, nuk e kishte për neve por me ambasadorit e QUINT-it. Në këtë material flitet për parime, por qasja është jo parimore”.

“Është një qasje e një gjuhe ndërmjetësuese, nëse do ta kisha lexuar në cover do të kisha menduar që këtë e ka shkruar ndonjë shtet që nuk e njeh Kosovën. Problemi kryesor i këtij dokumenti parasheh themelimin e një morie trupash e komisionesh për Kosovën e Serbinë e që e legjitimon këtë të fundit”, tha ai.

Ai e quajti të paarsyeshme themelimin e grupit negociues përderisa Qeveria ka përgatitur planin e marrëveshjes.

Kurti tha se përmes kësaj marrëveshja njohja reciproke kërkohet e fundit e që sipas tij, do të ishte dashur të ishte kërkesë primare, raporton EO.

“Si mund të zgjidhet një grup dialogues kur tashmë Qeveria e ka sjell marrëveshjen përfundimtare. Në letrën e kryeministrit thuhet se çështjet e hapura me Serbinë do të mbyllen me njohjen reciproke, d.m.th është e fundit. Ne kërkojmë që njohja të ndodhë e para e ky i thotë në fund. Këtë njohjen ky e kishte vetëm për cover letter”.

“Kjo marrëveshje merret ekskluzivisht me serbet e Kosovës, me këtë marrëveshje qe duket si Ahtisari plus plus, ne nuk do ta marrim njohjen nga Serbia por do ta krijojmë edhe asociacionin me komuna serbe”.

“Idesë se shkëmbimit të territoreve nga Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj po mundohet të i përgjigjet me krijim të asociacionit me kompetenca ekzekutive. Ky ishte dimri i vetmisë së madhe të Thaçit sa i përket dialogut me Vuçiqin”, tha ai.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në konferencë për media

Posted by EkonomiaOnline on Monday, December 17, 2018

Të ngjashme