Kurti për herë të parë përkulet para varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 10:19 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti për herë të parë ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.

Kurti me këta rast tha se ka ardhur të nderojë presidentin e parë të Kosovës të zgjedhur me votë popullore me 24 maj të viti 1992.

Ai më tej ka shtuar se vlerëson përpjekjet institucionale të Rugovës për liri dhe Pavarësi.

“Si kryeministër u Kosovës sot festojmë 12-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Nderojmë presidentin e parë të Kosovës Ibrahim Rugova të zgjedhur me votë popullore me 24 maj 1992”.

“Me 4 mars 2002 në Kuvendin e Kosovës rizgjidhet sërish president i parë në Kosovën e çliruar. Ne vlerësojmë përpjekën institucionale për liri dhe pavarësi”.

Kurti ishte i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se Kosova është e nderuar për kontributin e ish-presidentit për liri dhe pavarësi, raporton EO.

“Ishim për të nderuar kontributin e presidentit historik Ibrahim Rugova në ndërtimin e themelit të shtetit tonë si ideator i projektit të Kosovës shtet i pavarur dhe sovran”.

“Kontributin e tij në bashkimin e gjithë shqiptarëve dhe sublimin e artikulimin e qartë të vullnetit të qytetarëve për pavarësi e liri”.

Osmani dhe Kurti do të jenë pjesë e organizimeve për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë.

Në mëngjes kanë marrë pjesë në ngritjen e flamurit në oborrin e Qeverisë, për të vazhduar më pas ne Prekaz, ku kanë vendosur kurora lulesh.

Nën kujdesin e kryetares Vjosa Osmanit, mbahet seancë solemne në ora 11:00.

Kurse kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, do të bëjnë një vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës nga ora 12:00.

Nga ora 13:00 është planifikuar që të bëhet prezantimi i pamjes së re të Obeliskut NEWBORN, ku do të marrë pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Duke  filluar nga ora 18:00, në katedralen “Shën Nëna Terezë”, nën kujdesin e presidentit Hashim Thaçi.

Gjithashtu, edhe komunat kanë paraparë disa aktivitet.

Të ngjashme