Kurti për kërcënimet ndaj tij: S’frikësohem se nuk e kanë me mua, por me Kushtetuesen

Mitrovicë | 20 Maj 2020 | 14:12 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas kërcënimeve që erdhën në adresë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, tha se nuk frikësohet, raporton Ekonomia Online.

Kurti gjatë vizitës në Trepçë kur u pyet për shtimin e masave të sigurisë, tha se nuk është personi adekuat që mund ta vlerësoj sigurinë.

“Së pari unë nuk frikësohem siç e dini ju të gjithë dhe jam në detyrë çdo ditë. Nga Mitrovica do të shkuj në Llap për të vizituar një fabrikë të këpucëve që punëson mbi 95 për qind gra dhe për të biseduar për mundësinë e mbështetjes”.

“Për gjendjen e sigurisë nuk është se mund ta vlerësoj atë, jam organet kompetente dhe është siguria dhe mbrojtja e kryeministrit që e bënë një gjë të tillë por ata që më kanë kërcënuar mua nuk mund ta kenë pasur me mua, për shkak se e din që tek unë nuk funksionojnë kërcënimet, e kanë pasur me dikë tjetër e kanë pasur me Gjykatën Kushtetuese sepse është në panik presidenti i të cilit po i humb rasti”.

Kurti tha se është në mbrojtje të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se sulmet këtij institucioni po i vijnë nga dikush tjetër.

“Ne nuk kërcënojmë askënd, ne nuk bëjmë trusni ndaj askujt. Përkundrazi ju e dini që në historikun e Lëvizjes Vetëvendosje ne jemi ata që jemi kërcënuar vazhdimisht dhe jemi persekutuar vazhdimisht. Si kryeministër në detyrë mund të them se unë jam në mbrojtje të Gjykatës Kushtetuese. Sulmet i ka nga dikush tjetër sepse ne e adresuam çështjen, tjetër kush është në panik”, tha Kurti.

Teksa ka folur për dekretimin e presidentit Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit, vendim ky që është dërguat për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, Kurti nuk tregoi nëse e pranon çfarëdo vendimi që vjen nga ky institucion.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese nuk duhet të mbajë anën e Presidentit, raporton EO.

“Unë e kam shpjeguar qëndrimin tonë që ne po i përcjellim me vëmendje zhvillimet politike dhe Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbajë anën e presidentit pa e zhvlerësuar vetën për shkak të aktgjykimeve të saj të më hershme dhe për shkak të rasteve që nuk janë të ndryshme as formalisht e as materialisht të vitit 2010 dhe 2017”.

” Gjykata Kushtetuese të lihet e qetë të mos ketë këso kërcënime as ndaj Kryeministrit as ndaj kujtdo tjetër dhe me profesionalizëm dhe paanshmëri ta sjellin aktgjykimin e drejtë dhe meritor”, tha ai.

Kurti i shoqëruar nga ministrja për Ekonomisë Rozeta Hajdari dhe ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi janë takuar me bordin e ndërmarrjes “Trepça”, raporton Ekonomia Online.

Më pas Kurti, viziton fabrikën “Alko” në Podujevë.

Të ngjashme