Kurti për koalicionet e mundshme: Të bëhemi bashkë të gjitha partitë kundër Coronavirusit

Malishevë | 09 Pri 2020 | 10:34 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se të gjitha partitë duhet të bëhen bashkë në luftimin e virusit Corona, raporton Ekonomia Online.

Kur u pyet për koalicionet për formimin e Qeverisë së re kërkoi që të gjithë të bëhen bashkë pa dallim, edhe pse e pranon se vendi nuk ka përvojë në menaxhimin e situatave të tilla.

“Jemi të gjithë bashkë pa dallim partie, as moshe e etnie, do të përqendrohemi në luftimin e kësaj të keqe duke e ditur se nuk kemi përvojë në këso situata, por do t’ia dalim mirë”.

“Prilli është muaji përfundimtar. Nuk është koha dhe vendi në Malishevë të flasim për situatën politike”, u shpreh Kurti.

Kurti pas takimit me kryetarin e Malishevës Ragip Begaj, ku diskutuan lidhur me situatën e krijuar nga pandemia Coronavirus, kërkoi që qytetarët të respektojnë rregullat e IKShP-së.

“Komuna e Malishevës i ka rreth 3% të popullsisë tonë, i shpreha ngushëllime për qytetarin e Malishevës që ndërroj jetë mbrëmë. Është gjendje e pikëllueshme për gjithë neve, shpresoj që të infektuarit të shërohen sa më pare, po punojmë në këtë drejtim. Duhet të bashkëpunojmë maksimalisht qe sa më pak të shpërndahet Covid-19”.

“I bëjmë thirrje qytetarëve që t’i kufizojnë lëvizjet e tyre, të ral vetëm një anëtar i familjes për nevojat. Ta mbajmë pastërtinë e ta ruajmë distancën fizike dhe të qëndrojmë ne shtëpi”.

“Kemi nevojë që ta ndihmojmë më shumë Komunën e Malishevës meqenëse është komuna që ka më së shumti të infektuar. Në muajin prill të mos lejojmë rritje të lakorës të dalim ne sa më pak pasoja të kësaj krize. Andaj duhet të angazhohemi maksimalisht”.

Kryetari i Komunës se Malishevës Ragip Begaj, deklaroi se situatë në këtë komunë është alarmante, andaj kërkoi mbështetje nga Qeveria.

“Po pres përkrahje më të madhe sepse situata në Malishevë është ma alarmante për shkak të infektuarve që i kem”.

“Niveli i Qeverisë që merr masa të prej Malishevën për shkak gjendjes. Faleminderit kryeministër”.

Të ngjashme