Kurti për letrat dërguar zëvendëspresidentit amerikan: Mu desh ta sqaroja pozicionimin tonë

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 14:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me letrën e tij që ia ka dërguar zëvendës presidentit amerikan, Mike Pence, raporton Ekonomia Online.

Letra nga Kurti drejtuar Pence, akuzon Presidentin e vendit, Hashim Thaçi se ka disa plane për marrëveshjen me Serbinë të cilat nuk i di as ambasadori Richardh Grenell, në letër thuhet se Kurti ndjehet për këtë i shqetësuar.

Por, sot ka sqaruar pak dërgimin e kësaj letre vet autori, i cili pas dhurimin të gjakut në Qendrën e Transfuzionit ka dhënë edhe një deklaratë të shkurtër para gazetarëve

Kurti ka thënë se kjo letër është shkruar për arsye se ka shumë keq-informime për atë personalisht dhe qeverinë e tij.

Ai ka thënë se përmes kësaj letre të dërguar në prill ka sqaruar pozicionet e tij në dialogun me Serbinë.

“Sa i përket letrës që tash po përfolet shumë nga njerëzit, ajo nuk është letër e këtij muaji fare, unë në muajin shkurt kam shkruar shumë letra dhe të gjithë krerëve institucional të ShBA-së i kam dërguar,  sepse një nga detyrat e mia është që të komunikojë me të gjitha qendrat e superfuqive dhe të gjitha shtetet mike e partnered he bëhet fjale për një letër që është gati 1 muaj e vjetër dhe në atë letër unë kam falënderuar ShBA-në për mbështetjen dhe përkrahjen që na kanë dhënë dhe shpreh zotimin tim që do të vazhdojë përkushtimi ynë për marrëdhënie të mira me ShBA-në dhe aty një pjesë e letrës i referohet situatës me pandeminë me Coronavirus dhe kam shprehur qëndrimet tona si Kosovë dhe të mijat si kryeministër në detyrë përfshirë këtu edhe dialogun me Serbinë dhe nuk jam ankuar askujt për Ambasadorin Grenell por kam shprehur pikëpamjet e mija mbi këtë dialog se si duhet të jetë i përgatitur mirë”.

“Këto letra nuk janë lobuese por janë letra zyrtare.Ka shumë akterë që keq informojnë për mua. Liberlazimi i vizave për Kosovën duhet të bëhet por jemi në një situatë të pandemisë politike por ne si qeveri i kemi detyrat e qarta dhe po punojmë me gjithë kapacitetin tonë në mënyrë që të dalim nga kjo krizë shëndetësore dhe t’i kthemi normalitetit. Sa i përket emisarëve amerikan e evropian ne nuk mund të jemi ndonjë faktorë që përcakton diçka vendimtare dhe po përpiqemi për më të mirën dhe jo gjithçka varet nga nesh”.

“Unë ditë dhe natë mendoj për Kosovën dhe nuk e kam kohën dhe dëshirën që tash të mendojë se sa janë të duhur emisarët e superfuqive”.

“Gjykata Kushtetuese ka marr vendim për këtë masën e përkohshme dhe besoj se do ta interpretojnë çështjen në mënyrë të drejtë.Është detyra e imja se aty ku vërej keqinformim të bëjë informimin e drejtë dhe të saktë.Ne i kemi ambiciet shumë të mëdha dhe regjimi i vjetër po përpiqet që të mos shkoj nga skena ashtu siç ka vendosur populli”, ka thënë Kurti.

“Unë nuk kam inat me askënd dhe nuk e urrej askënd, por e dua vendin tonë shumë”.

Të ngjashme