Kurti për masat e reja: S’jam Gjykatë Kushtetuese, nuk e di a është shkelur Kushtetuta

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 11:55 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar reagimet për vendimet që mbrëmë ka marrë Ministria e Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Kurti deklaroi se nuk i përket atij të bëjë vlerësime kushtetuese për vendimet e Ministrisë se Shëndetësisë.

Ai tha se masat e ndërmarra duhet të respektohen. Mes tjerash tha ai se ata që janë të zhytur në korrupsion po kërkojnë liri e të drejta.

“Nuk me takon mua të bëjë vlerësime kushtetuese të shkeljes së Ministrisë se Shëndetësisë. Ne jemi me të mirët dhe duhet të mbetemi më të mirët, andaj nuk duhet të relaksohemi. Ne nuk i kemi mbyll restaurantet e kafenetë për tu bashkuar nëpër oda e banesa”.

“Ato duhet të respektojnë sepse hapësira dhe ajri janë të përbashkët. Distancë, higjienë dhe qëndroni në shtëpi. Ata që janë të zhytur në korrupsion kërkojnë liri dhe të drejta. Janë disa situata kur më e rëndësishme është se kush po flet dhe çka po thotë”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme