Kurti për Mlladiqin: Serbia portretizoi si hero, mohimi i krimeve në Kosovë e Bosnje duhet të marrë fund

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 22:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dënimit me burgim të përjetshëm për ish-gjeneralin e ushtrisë jugosllave, Ratko Mlladiq.

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës konfirmoi sot dënimin e përjetshëm për Ratko Mlladiç. Në vendimin e shkallës së parë, Mlladiç u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e padisë, ndër të tjera, për gjenocidin në Srebrenicë.

Mlladiq ka qenë në kërkim për shumë vite pas luftës, ndërkohë që u arrestua përfundimisht rreth vitit 2010. Kurti, qe reagoi pas plot 8 orëve prej kur u morr vendimi, thotë se ai u fsheh nga shteti i Serbisë, nga i cili u portretizua edhe si hero.

“Krimineli famëkeq i luftës, Ratko Mlladiç, i njohur si ‘kasapi i Bosnjës dhe Hercegovinës’, dënohet me burgim të përjetshëm për gjenocid”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kurti ka thënë se mohimi i krimeve serbe në Kosovë dhe Bosnje duhet të marrë fund.

“Serbia e fshehu dhe e portretizoi atë si një hero. Por ky vendim është një kujtesë se mohimi serb i krimeve të së kaluarës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë duhet të marrë fund”, shtoi ai.

Postimi i Kurtit:

The notorious war criminal, Ratko Mladic, known as the ‘butcher of Bosnia & Herzegovina’, is sentenced with life imprisonment for genocide.

Serbia hid him and portrayed him as a hero. But this verdict is a reminder that Serbian denial of past crimes in & Kosova must end.

Të ngjashme