Kurti: Për ndarjen e ministrive 6 me 4 do të diskutohet në takim me LDK-në

Prishtinë | 20 Dhj 2019 | 13:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka folur rreth propozimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që kjo e fundit të marrë 4 ministri dhe postin e Presidentit ndërkaq VV-ja 6 ministri, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se për këtë çështje do të flasin në takimin ndërmjet këtyre dy partive.

“Të gjitha këto çështje sa i përket ministrive do të diskutohen në bisedimet VV-LDK”, tha Kurti.

Kurti tha se ndërkombëtarët nuk po bëjnë trysni, por ata po kërkojnë që të bëhet sa më shpejt marrëveshja.

“Nuk kam qenë unë dje në Kosovë mirëpo në të gjitha takimet që i kemi pasur me faktorët ndërkombëtar fjala është që duhet të bëhet marrëveshja dhe kemi vullnet që këto ditë të mbetura ta realizojmë  marrëveshjen. Faktori ndërkombëtar nuk bën asnjë trysni ata thonë veç bëjeni marrëveshjen”.

Kurti tha se marrëveshja është e mundshme, por nuk mund të flet për këtë çështja pasi që nuk ka rezultate konkrete.

“Ne jemi në kontakt sepse ditët po shkojnë, por duhet ta kuptoni që nuk mund të mbajmë seancë para 26 dhjetor, por është Presidenti që e ka caktuar ai ka mundur edhe më herët, por ne i kemi edhe këto ditë që ne ta përmbyllim marrëveshjen tonë dhe është e pamundur mos të kemi takime sepse marrëveshja është e mundshme, por këtë duhet t’ia lëmë bisedimeve dhe nuk mund të jap lajme përderisa nuk kemi rezultate konkret”, tha Kurti.

Të ngjashme