Kurti për nder të Pavarësisë: Ata që punuan dhe luftuan, lanë gjurmë të pashlyeshme për këtë ditë

Prishtinë | 17 Shk 2022 | 09:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e shënimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti, tha se në këtë ditë duhet t’i kujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për pavarësi, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se në këtë ditë duhet t’i kujtojmë ata që punuan dhe luftuan për pavarësinë e shtetit tonë.

“Teksa kremtojmë e festojmë, nuk kemi se si të mos i kujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për pavarësi, andaj nga kryeqyteti i Republikës, do të vazhdojmë për në kryeqendrën e kryengritjes në Prekaz, e më pastaj vizitë te varri i ish-presidentit Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçit. I nderojmë të gjithë ata që punuan dhe luftuan, lanë gjurmë ta pashlyeshme për këtë ditë”, tha Kurti.

Të ngjashme