Kurti për nominimin e Hotit për kryeministër: S’i komentoj zhvillimet në parti tjetër

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 14:37 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për medie nuk e ka komentuar nominimin e Avdullah Hotit nga ana e LDK-së. Ai ka thënë se nuk do të komentojë zhvillimet politike në një parti tjetër në cilësinë e kryeministrit në detyrë, raporton Ekonomia Online.

“Unë nuk do të preferoja të komentoj zhvillimet në parti politike. Unë sapo u ktheva nga Mamusha dhe Rahoveci dhe nuk kam pasur mundësinë t’i ndjek zhvillimet kush se çfarë tha, por posa t’i shohim zhvillimet zyrtare në letër me nënshkrime poshtë ne do të mund të japim vlerësimet tona për këtë gjë”, tha ai.

Ai ka shtuar se tani po tentohet që të formohet një qeveri pa fituesin e kundër fituesit.

“Në vitin 2014 kemi konsideruar se shumica parlamentare formohet në Kuvend mirëpo Gjykimi i Gjykatës Kushtetutës thotë se i pari në garë është shumicë absolute dhe relative. Ne e kemi pranuar këtë gjykim të Gjykatës Kushtetuese sepse edhe u thye fronti i VLAN’it. Tash që dolëm të parët në garë po na thonë të kthehemi në vitin 2014. Edhe në vitin 2014 na është bërë e padrejtë edhe tani sepse po bëhet një qeveri pa fituesin dhe kundër fituesit”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme