Kurti për opozitën: S’i përjashtojmë ata që s’na votuan

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 20:48 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka folur në hollin e Kuvendit pas zgjedhjes në krye të qeverisë së Kosovës, i cili falënderoi opozitën duke shtuar se nuk do t’i përjashtojë nga qeverisja, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi fituar me një platformë elektorale që ka vënë theksin te drejtësia, përkatësisht anti korrupsioni dhe punësimi përkatësisht zhvillimi ekonomik’, tha Kurti.

“I falënderoj edhe ata që nuk kanë votuar për ne por të cilët ne kurrë nuk do t’i dallojmë, nuk do t’i përjashtojmë me qeverisjen tonë të mirë e cila duhet t’i vazhdojë punët e nisura në pranverën e vitit të kaluar’, tha Kurti.

Kur është pyetur nëse ka alternativë tjetër përveç Vjosa Osmanit për presidente ai është përgjigjur kështu:

“Ju e dini shumë mirë që i vetmi personalitet publik dhe politik. Që në historinë shtetërore dhe politike ka treguar integritet njerëzor, profesional dhe e ka mirëmbajtur atë institucional. E në fund fitoi mbi 300 mijë. Ajo është Vjosa Osmani. Nuk besoj se duhet të kërkohet alternativa. Është mrië që në seancën e ardhshme të bëhemi të gjithë bashkë. Shpresoj që KQZ t’i zëvendësojë sa më shpejt deputetët që u bënë ministra dhe të thërrasim seancën. Nuk kemi llogari të shkojmë në një tjetër krizë”, ka thënë ai.

Të ngjashme