Kurti për prishjen e koalicionit: Mustafa më dërgoi letër “ne dalim nga Qeveria për shkak të tarifës”

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se thyerja e partneritetit mes LDK e VV, nuk po ndodhë për shkak të gjuhës së komunikimit por për shkak të qëndrimeve të ndryshme.

”Dua ta sqaroj. Nuk ka as tension se lëre më kundërthënie për shkak të gjuhës, për shkak të qëndrimeve. Sepse për shkak të gjuhës do duhej ta shkarkoja ish- Ministrin Veliu kur më ka quajtur ‘’antiamerikan’’. Kur e ka quajtur subjektin tonë me lloj lloj emrash – kjo s’ka ndodhë”.

Ai në fjalimin e tij specifikoi se shkarkimi i Ministrit Veliu nuk ka ndodhur për shkak të gjuhës së tij derisa përmendi edhe një mesazh për të cilin tha se Isa Mustafa e kishte paralajmëruar largimin nga Qeveria për shkak të taksës.

”Për shkak të gjuhës, për shkak të komunikimit nuk ndodhë thyerja. Çështja është braktisja e reciprocitetit te tarifa. Ta keni parasysh, para se me ndodhë edhe ideja e shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme mua më ka dërguar letër Kryetari Mustafa i LDK-së, më tha që ”kur të kalon kjo gjendje për shkak të gjendjes së Virusit Korona, ne dalim nga Qeveria për shkak të tarifës”.

”Tarifa – pra as çështja e shkarkimit të ministrit nuk është në pyetje”.

”LDK ka pasur të dalë edhe më herët edhe sikur të mos bënte Virusi Korona”.

”Nuk ka të bëjë me gjuhën dhe komunikimin, ka të bëjë me qëndrimet,  e unë nuk jam për ta braktisur reciprocitetin. Sepse kemi garu tek populli me reciprocitet. Është marre me i thanë popullit se po e braktis për reciprocitetin. Duhet të rikthehesh te populli qoftë me referendum qoftë me zgjedhje të reja. Nuk është çështje qëndrimi”.

Të ngjashme