Kurti për reciprocitetin: S’ka kurrfarë mundësie për destabilizim

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka kurrfarë mundësi për destabilizim në veri si pasojë e vendimit të Kosovës për reciprocitet me Serbinë lidhur me dokumentet, që nis së zbatuari të hënën nga pala kosovare.

Kurti ka thënë se nuk po bëhet asgjë jolegjitime që të flitet për dhunë apo tensione.

“Në skenën politike atje ka shumë politikanë e zyrtarë që janë udhëheqës të frikës e frikësimit. Paqja demokracia sundimi i ligjit nuk kanë alternativë andaj edhe uroj besoj dhe punoj që nesër gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë. Ne do t’ua shtojmë një fletëdeklarim sepse ka 11 vjet që Serbia vepron njëjësoj me çdo qytetar të Kosovës kur e kalon kufirin dhe shkon në Serbi. Nuk ka kurrfarë vendi për tension, s’ka kurrfarë mundësie për destabilizim. Sepse po bëhet diçka legjitime, legale. Ata që flasin për dhunë, për bllokime, për destabilizim e për tensione flasin për vete jo për neve”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme