Kurti për sulmin në Oslo: Qëndrojmë me Norvegjinë

Prishtinë | 25 Qer 2022 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar për një sulm i cili po trajtohet si akt terrorist që ka ndodhur mbrëmë në Oslo të Norvegjisë, ku kanë vdekur dy persona dhe 14 të tjerë u plagosën, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurit përmes një postimi në Twitter e konsideruar sulmin si “masakër” dhe ka thënë se Kosova qëndron me Norvegjinë.

“Zemërthyer për të parë masakrën në Oslo. Urimet tona më të mira për të lënduarit dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve. Lufta kundër urrejtjes dhe për kohezionin social është një përgjegjësi që të gjithë e ndajmë – ne qëndrojmë me Norvegjinë”, ka deklaruar kryeministri.

Të ngjashme