Kurti për takimet në Bruksel: Çështja e të pagjeturve nuk pret, s’ka tema të reja me Serbinë

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 16:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar takimin ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të bllokut evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ku tha se çështja e të pagjeturve nuk mund të pres, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij ka disa çështje që mund të diskutohen me Brukselin por jo edhe me Serbinë.

Kurti po ashtu tha se përveç udhëheqësit të delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, me të ka udhëtuar edhe Andin Hoti, kryetar i Komisionit për personat e pagjetur.

“Unë jam i informuar përgatitjet që i ka bërë Bislimi, por këto janë takime përgatitore të një kapitullit të ri, por është një çështje që nuk pret, çështja e të pagjeturve. Prandaj bashkë me Bislimin ka qenë edhe Hoti. Prandaj ka vetëm një temë që nuk pret është çështja e të pagjeturve, dhe për këtë do të bisedohet në Bruksel. Për çështje të tjera ne kemi dhënë propozim, por nuk janë pranuar. Mund të hapen tema diskutimi mes Kosovës dhe Brukselit”.

Më 7 janë mbajtur takime të ndara të dy delagacioneve me ndërmjetësuesin e BE-së. Ndërsa më 8 shtator është mbajtur takimi ndërmjet dy delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë

Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi konfirmoi se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme