Kurti për takimin e Gjuriqit me Bidenin: E ka takuar fare shkurtimisht, më shumë për foto se për bisedë

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 09:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar fotografinë e Ambasadorit të Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq me Presidentin e ShBA-së, Joe Biden, raporton Ekonomia Online

Sipas Kurtit, Gjuriq dhe Biden janë takuar fare shkurtimisht dhe se kjo është një gjë që e bëjnë të gjithë ambasadorët e akredituar.

“Ka takuar fare shkurtimisht, më shumë për foto se për bisedë, Presidentin. Të gjithë ambasadorët e akredituar në Washington D.C, iu bie ta bëjnë këtë gjë, prandaj besoj që është e padrejtë, e gabueshme dhe e dëmshme që të fryhet kjo gjë përtej domethënies protokollare që ka”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se në maj do të realizojë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në maj do të udhëtoj për në ShBA, për takime zyrtare atje. Do të takohem me politikanë, diplomatë, udhëheqës, por edhe me mërgimtarët, studentët dhe komunitetin e biznesit”, ka deklaruar Kurti.

Të ngjashme