Kurti për takimin me Lajçakun: BE s’ka alternativë për zgjerim pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka treguar më shumë detaje për takimin që sot e ka pasë me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak në kuadër të margjinave të Forumit Strategjik të Bledit.

“Ne diskutuam për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe për takimet e kaluara dhe ato të ardhshme në kuadër të dialogut. U dakorduam për rëndësinë që ta sjellim perspektivën europiane më afër njerëzve dhe nuk alternativë tjetër për zgjerimin e BE-së pos anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Të ngjashme