Kurti për takimin me Vuçiqin: Isha kreativ e konstruktiv, pala tjetër erdhi totalisht e papërgatitur

Prishtinë | 24 Gus 2022 | 13:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se në dialog i cili u mbajt më 18 gusht në Bruksel, ka shkuar i përgatitur, duke iu përgjigjur kështu edhe një herë deklaratës së ambasadorit amerikan Chris Hill, i cili ka thënë se Serbia ishte e përgatitur.

Pas mbledhjes së qeverisë, Kurti tha se ka qenë kreativ, konstruktiv dhe i përkushtuar për dialog për marrëveshje, jo për dialog për dialog.

“Së pari në Bruksel kam qenë unë dhe kam marr pjesë në të gjitha takimet. Kam qenë kreativ, konstruktiv, i përkushtuar për dialog për marrëveshje jo për dialog për dialog. Marrëveshja duhet të jetë ndërkombëtarisht ligjërisht e obligueshme, duhet të jetë finale, për normalizim të plotë bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që në qendër duhet ta ketë njohjen në reciprok. Kam shkuar me propozime konkrete. Në pikën fillestare dhe kryesore që është korniza gjithëpërfshirëse e përgjithshme e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve unë kam prezantuar një ide me 6 kapituj dhe me elemente përkatëse se si do të duhej të duket ajo kornizë e përgjithshme e marrëveshjes me elementet përkatëse. Pra unë kam propozuar konkretisht, ai që propozon konkretisht është konstruktiv, është ndihmues, kreativ dhe ky kam qenë unë në takimin e 18 gushtit”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë kosovare tha se Serbia nuk ka sjell ide konkrete edhe pse e ka shtyrë takimin i cili fillimisht u pati paralajmëruar se do të mbahej në korrik.

“Mos harroni që ky takim është dashur të mbahej në korrik, unë kam qenë i gatshëm, mirëpo Beogradi ka kërkuar shtyrje për 1 muaj, dhe kur  ka ardhur pas 1 muaji nuk ka sjell ide konkrete. Unë kam sjell ide konkrete dhe jo vetëm kaq, teksti dhe përmbajtja e një marrëveshje tashmë është dakorduar. Marrëveshje për personat e zhdukur me dhunë është dakorduar, por Beogradi ka refuzuar ta nënshkruaj atë. Nga ana ime, kjo ka qenë plotësisht pozitive, optimiste. Takimi ka qenë në frymë konstruktive në frymë pozitive, mirëpo s’ka gatishmëri nga pala tjetër që të bëjë asnjë lloj marrëveshje, tash insistimi ka qenë që të bëjë menaxhimkrize, për çështje të sigurisë e takuam Stoltenberg më 17 gusht, më 18 gusht ishte takimi i liderëe, për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes takojmë NATO-n. Nëse dëshirojmë që të mos bëjmë marrëveshje të mos flasim për kornizën, por vetëm për hapat e vegjël gradual, atëherë s’do të jemi lider më”.

Tutje, kryeministri shtoi se është i interesuar për marrëveshje, dhe siç tha ai, ‘sa për mua do të duhej të nënshkruhej më 18 gusht’.

“Ai ishte takim i liderëve të dy shteteve për marrëveshje, që të dialogojmë për marrëveshje duhet të merremi vesh për kornizën e përgjithshme. Unë shkova i përgatitur, pala tjetër ka ardh totalisht e papërgatitur. Jam i interesuar për marrëveshje, sa më parë aq më mirë dhe sa për mua do të duhej të nënshkruhej më 18 gusht”, u shpreh Kurti.

Fjalimi i plotë:

Tё nderuar zëvendëskryeministra dhe ministra,

Sot është Dita e Pavarësisë së Ukrainës e pikërisht sot, në këtë ditë, janë bërë gjashtë muaj prej se ka filluar agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Federatës Ruse në Ukrainë, më 24 shkurt të këtij viti.

Nga dita e parë, ne kemi dënuar ashpër agresionin rus dhe kemi mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Jemi solidarizuar me popullin ukrainas, duke ofruar strehim dhe kushte pune për 9 gazetarë, të cilët tashmë janë bërë banorë të kryeqytetit tonë.

Pika e nëntë e rendit të ditës së mbledhjes së Qeverisë sot, është vazhdim i mbështetjes sonë për qëndrimin e gazetarëve ukrainas në Republikën e Kosovës.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Me datёn 18 gusht nё Bruksel kemi zhvilluar negociata me palën serbe, edhe atё me ftesёn e komisionerit tё lartё tё Bashkimit Evropian, zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, përgjegjësit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, z.Borrell. Ky takim fillimisht ishte planifikuar pёr datën 19 korrik, por u shty si rezultat i mosgatishmёrisё pёr pjёsmarrje nga pala tjetёr. Sipas agjendёs sё komunikuar paraprakisht, takimi trilateral i mbajtur nё formatin 1+0 do tё trajtonte vetёm dy tema, diskutimet pёr elementet e marrëveshjes finale dhe çështjet aktuale. Njё dizajnim i tillё i agjendёs reflekton edhe mandatin e vetё ndёrmjetёsit tё Bashkimit Evropian pёr Dialog, z.Miroslav Lajçak.

Te tema e parё, unё kam elaboruar nё detaje kёndvёshtrimin e palёs tonё pёr kornizën e përgjithshme dhe elementet e saj, qё do duhej tё pёrfshinte marrёveshja finale, edhe atё nё formё tё gjashtё kapitujve.

Kapitulli i parё do të duhej tё definonte qartë statusin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve dhe kontekstin ndërkombëtar, qё nënkupton në njërën anë njohjen reciproke dhe në anën tjetër rrugёn tonё drejt anёtarёsimit tё plotё nё organizatat ndërkombëtare.

Nё kapitullin e dytё duhet tё trajtojmё ballafaqimin me tё kaluarёn, ta adresojmë të kaluarën, ku hyjnë personat e zhdukur me dhunё, viktimat e dhunës seksuale, personat e zhvendosur, drejtësia tranzicionale, dëmet materiale dhe jomateriale tё luftёs, kthimi i dokumentacioneve publike, por edhe i artefakteve arkeologjike dhe etnologjike. Pas trajtimit tё plotё tё sё kaluarës mund tё diskutojmë pёr hapat qё do t’i  ndёrmarrim në të ardhmen, e të cilët kanë të bëjnë me vendosjen e bashkёpunimit. Pra për neve e ardhmja është bashkёpunim. Bashkëpunim ky, qё sipas bindjes sonë, si pikёnisje duhet tё ketё katёr liritё e dalura nga procesi i Berlinit. Pra, liria e kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

Nё kapitullin e katёrt ne ofrojmё trajtimin e tё drejtave tё pakicave respektive, pёrfshirё edhe garancionet përkatëse si pёr serbёt ne Kosovё ashtu edhe pёr shqiptarёt nё Serbi.

Nё kapitullin e pestё duhet tё rikonsiderojmё marrёveshjet e deritanishme, por jo me idenё e rinegociimit tё tyre, siç ёshtё plasuar dezinformata nga pala tjetёr, por të shqyrtimit të asaj se cilat prej kёtyre marrёveshje veç janё tejkaluar nga pranimi e nёnshkrimi i marrёveshjes ligjërisht të obligueshme e finale, e cilat prej tyre duhet tё vazhdojnё tё implementohen.

Dhe kapitulli i fundit duhet tё vendosё qartё mekanizmat pёr zbatimin e marrëveshjes dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve eventuale gjatë zbatimit.

Fatkeqësisht ky elaborim imi nuk ёshtё shoqёruar me kontribut pozitiv nga pala tjetёr, e cila nё vend tё ideve ka nxjerrё vetёm konstatimin se nuk janё tё interesuar pёr normalizim tё plotё, por pёr hapa tё vegjёl e gradual. Ka qenё pritja jonё, qё kjo pikё e agjendёs do tё konsumojё pjesёn mё tё madhe tё kohёs, pёr çka edhe jemi treguar tё gatshёm tё qёndrojmё nё Bruksel edhe pёrtej ditёs sё enjte. Kjo pёr arsye se edhe problemet e vazhdueshme nё raportet mes dy vendeve tona i shohim mes tjerash si simptomё tё mosfillimit tё bisedimeve pёr normalizim tё plotё.

Ka qenë takim i liderëve dhe duhet të bisedojmë për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes ndërkombëtarisht ligjërisht të obligueshme, e jo thjesht për menaxhim krize me hapa të vegjël e probleme potenciale e eventuale të sigurisë.

Unë atje kam qenë si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Nuk kam qenë as si polic, as si doganier, as si prokuror, as si gjykatës, e as si shef i kadastrit të Kosovës. Kam shkuar si Kryeministër i Republikës së Kosovës, sepse pika e parë ka qenë elementet e kornizës së përgjithshme të marrëveshjes për normalizim të plotë të marrëdhënieve.

Nё takimin e dytё ku ёshtё diskutuar pёr çёshtjet aktuale, nё tavolinё kanё qenё tema e personave tё zhdukur me dhunё dhe ajo e lirisё sё lëvizjes, apo e vendimit tё palёs kosovare qё tё zbatohet njё marrёveshje e arritur mё herёt nё Bruksel, marrёveshje qё veç ёshtё zbatuar nga ana e Serbisё qё nga korriku i vitit 2011. 11 vjet janë bërë pra në muajin e kaluar që Serbia e zbaton atë marrëveshje.

Te tema e personave tё zhdukur me dhunё, nuk ka patur gatishmёri nga pala serbe qё tё nёnshkruhet dokumenti i dakorduar. Pra, për marrëveshjen për të pagjeturit ekziston teksti me përmbajtje dhe me germë të dakorduar, por nuk ekziston nënshkrimi, pa fajin tonë. Është pala tjetër ajo, e cila nuk ka pranuar. Kjo ka mundur të nënshkruhet të enjten që shkoi. Sa për neve, të enjtën që shkoi, ishte nënshkruar kjo marrëveshje.

Ndërkaq, marrëveshja pёr lirinё e lёvizjes, ka ardhur si temë me katёr propozime, opsione, që janë hedhur në tavolinë nga ana e Bashkimit Evropian, përkatësisht ndërmjetësit Lajçak.

Deklarata se ka pasё propozime nga njёra palё dhe gatishmёri pёr kompromis, janё tё pavёrteta. Ne ende kemi qenë tё hapur pёr diskutime nё kёtё drejtim, mirëpo nga ndërtesa ka dalur pala tjetër.

Së pari, si Republikё e Kosovёs jemi tёrёsisht tё interesuar pёr promovim tё plotё tё lirisё sё lёvizjes. Kjo nёnkupton se pёr ne, opsioni mё i pranuar do tё ishte eliminimi i plotё nga tё dy vendet i dokumenteve hyrje/dalje, të mos i ketë as Serbia as ne. Kjo është më e mira, sikurse tash, për shembull që nuk ka targa të përkohshme as në Serbi as në Kosovë, e mirë do të ishte që të mos ketë as aso letrash ngjitëse as në Kosovë as në Serbi. Por, derisa do të ketë në njërën anë, duhet të ketë edhe në anën tjetër.

Dhe, ky opsion më i pranuar, pra, do të reflektohej jo vetëm në heqjen e dokumenteve hyrje/dalje në pikat kufitare, por gjithashtu edhe te eliminimi i letrave ngjitёse pёr targat, pra njohja e dokumenteve reciproke, si letёrnjoftimet, patent shoferёt e të tjera. Madje, kemi hedhё edhe idenё qё tё njihen tё gjitha dokumentet. Pse të mos njihen të gjitha dokumentet? Pozicioni ynё nё kёtё temё ёshtё pozicion evropian, mbështetet nё vlerat tona bazike, por edhe buron nga vetё provizionet e marrëveshjes sё stabilizim asociimit, e cila parasheh elemente tё njëjta, si pёr ne ashtu pёr fqinjin tonё verior. Ёshtё pozicion qё del nga principet evropiane dhe i shmangë zgjidhjet ad-hoc, improvizimet, arbitraritetet, që përgjithësisht janë gjysmake dhe asimetrike. Po ashtu besojmё qё kjo ende nuk nёnkupton njohje reciproke mes palёve. Fakti që ne kemi raport reciprok sa i përket targave të automjeteve kur qarkullojnë nga njëri vend në tjetrin, kjo nuk do të thotë se kemi njohje reciproke.

Sa për informimin tuaj, Greqia nuk e ka njohur ende shtetin e Kosovёs, por i njeh letёrnjoftimet dhe pasaportat tona, njeh targat e Republikës sё Kosovës, lёshon viza Schengen pёr qytetarёt e Kosovёs dhe në vazhdimësi mbështetë, si liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, ashtu edhe rrugëtimin tonë drejt integrimeve evropiane.

Mirëpo, me marrëveshjen që duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, reciprociteti është fryma dhe ne nuk mund të flasim as për menaxhim krize me hapa të vegjël, as për dakordim germe, nëse braktisim frymën.

Derisa marrëveshja duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke, reciprociteti është fryma. Por fakti se kemi raport reciprok sa i përket dokumenteve hyrje – dalje ose targave kjo nuk do të thotë se kemi njohje reciproke.

E dyta, ne nuk jemi duke negociuar apo rinegociuar marrёveshjen e lirisё sё lёvizjes mes Kosovёs dhe Serbisё, por vetёm jemi duke zbatuar elementet e dakorduara të pranuara nga Serbia nё korrik tё vitit 2011 dhe nё shtator tё vitit 2016. Marrёveshje qё janё nёnshkruar nga elita e tanishme politike nё Serbi dhe janё zbatuar nga ana e tyre karshi qytetarёve tё Republikёs sё Kosovёs. Pra, ata po dëshirojnë që një marrëveshje të dakorduar ta zbatojnë veç ata, jo ne. Ne të bëjmë një lloj vetëcensure, një lloj vetësuspendimi.

Dhe e treta, Kosova nuk mund tё marrё vendime qё e vёnё nё pikёpyetje pavarёsinё e vendit, ashtu edhe siç jemi njohur prej 22 prej 27 vendeve tё Bashkimit Evropian, apo 26 prej 30 shteteve të NATO-s, dhe nga partnerёt tanё kryesorë nё rrafshin ndёrkombёtar në përgjithësi. E pavarësia e vendit natyrisht nënkupton që nuk mund të promovojmë një rend juridik tё ndryshёm pёr njё pjesё tё territorit, qё do tё kujdeseshin siç kёrkon pala serbe pёr vazhdimin e prezencёs sё Serbisё nё Kosovё; apo qё akomodojnё kёrkesa tё grupeve kriminale tё cilat e synojnё dёmtimin e shtetit tё Kosovёs. Kjo nuk është e mundur.

Tani tё nderuar qytetarё, mё lejoni tё adresoj disa tё pavёrteta qё kanё qarkulluar ditёve tё fundit, si para ashtu edhe pas takimit nё Bruksel.

Nё Bruksel nuk kemi pasё angazhim konstruktiv e as propozime konkrete tё palёs serbe. Nё rastin mё tё mirё mund tё thuhet qё ka pasur kushtёzime pёr trajtim asimetrik brenda marrёveshjeve ekzistuese. Marrёveshja e lirisё sё lёvizjes nuk bazohet nё etni apo gjini, por nё vendin e qёndrimit. Si e tillё ajo nuk bёn dallim mes qytetarёve nё veri apo nё jug tё Republikёs. Ёshtё qytetari ai qё vendos se si dёshiron tё trajtohet. Nёse njё qytetar nё vendkalimet kufitare prezanton letёrnjoftim tё Republikёs sё Kosovёs, ai kёrkon nga autoritetet doganore tё trajtohet si qytetar i Kosovёs. Nёse prezanton letёrnjoftim nga Serbia, ai preferon tё trajtohet si qytetar i Serbisё, rrjedhimisht preferon tё pajiset me dokumentin pёr hyrje/dalje. Lёshimi apo jo i dokumentit pёr hyrje/dalje nuk ёshtё i lidhur me asnjё privilegj apo diskriminim nё tё drejta apo obligime, rrjedhimisht nuk mund tё marrё epitetin e dokumentit diskrimues. Pёr lёshimin e dokumentit hyrje/dalje nuk kёrkohen dokumente shtesё nga pala, andaj nuk mund tё prodhojё as konfuzion as pengesa nё lёvizje. Pёr mё tepёr lёshohet vetёm pёr 20 sekonda falё teknologjisё sё avancuar tё leximit tё tё dhёnave. Nuk shoqёrohet me pagesa tё ryshfetit, siç ёshtё rasti me pёrvojat e shumё qytetarёve tё Kosovёs qё udhёtojnё nё ose pёrmes territorit tё Serbisё. Dhe ёshtё vetёm njё letёr e thjeshtё A4, pa asnjё aftёsi pёr tё cenuar fizikisht apo dёbuar mbajtёsit e tyre, siç po manipulohet artificialisht dhe paskrupullt opinioni publik tek qytetarёt nё Kosovё apo Serbi. Një fletë A4. Nuk mund të bëjë ajo fletë A4 kurrëfarë rrezikimi të integritetit fizik. Kurrfarë cenimi apo dëbimi siç trumbetohet prej mediave të kontrolluara. Ne nuk ju marrim gjë qytetarëve, ne ju japim atyre një fletë A4. S’bëhet fjalë për kurrfarë konfiskimi, bëhet fjalë për pajisje legjitime me një dokument legjitim në kuadër të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Sa i pёrket dritares pёr regjistrim tё veturave me targa ilegale nё ato legale, dua tё potencoj se kjo dritare ёshtё mbyllur më 15 janar 2018, dhe rihapja e saj nga ana e qeverisё sonё ёshtё vetёm indikator i vullnetit tё mirё, sidomos fakti qё kjo dritare e re ёshtё e shoqёruar me njё varg masash nxitёse pёr qytetarёt e targetuar. Ju e dini shumë mirë që me rastin e konvertimit të këtyre targave ata janë të kursyer nga pagesa e taksës doganore, akcizës dhe TVSH-së, që mund të shkojë rreth 5 mijë euro për veturë. Kjo është motivim financiar për një gjë plotësisht legale e legjitime.

Në marrёveshjen e vitit 2016, vetё presidenti i Serbisë si nёnshkrues i saj e ka pranuar qё kёto targa janё ilegale, si dhe e ka pranuar qё mundёsia pёr regjistrim me targa KS ёshtё e pёrkohshme, pra vetёm deri nё shtator të vitit 2021. Ata qё i kanё konvertuar veturat e tyre gjatё periudhёs janar 2017-janar 2018, po ashtu e kanё ditur kёtё dhe rrjedhimisht qё nga shtatori i vitit 2021 i kanё konvertuar tё gjitha targat e tyre nga KS nё RKS pa asnjё incident tё vetёm. Edhe te konvertimi i deritanishëm i targave, edhe tek lëshimi i atyre 2.679 dokumenteve hyrje/dalje përgjatë 19 orëve të së hënës së 1 gushtit nuk kemi asnjë incident dhe asnjë ankesë.

Targat KS nuk ka nevojё dhe nuk mund tё rikthehen mё nё qarkullim.  Qeveria e Republikёs sё Kosovёs e konsideron Kosovёn si shtet sovran dhe buron prej kësaj shtetësie e prej këtij sovraniteti dhe nuk mund tё legjitimojё neutralitet vetanak ndaj vetё statusit tё saj. Se njëri prej opsioneve ka qenë që ne të prodhojmë targa neutrale.

Tё nderuar qytetarё tё Republikёs sё Kosovёs,

Jam thellёsisht i bindur qё pala serbe, panevojshёm dhe krejt artificialisht ёshtё duke eskaluar si retorikёn ashtu edhe veprimet nё fushёn e sigurisё. Kjo, bashkё me kёrcёnimet e vazhdueshme ndaj qytetarëve tё Kosovёs, tё cilёt duan tё mbёshtesin vendimet legjitime tё qeverisё sё Republikёs sё Kosovёs. Si e tillë kjo pёrbёn cenim tё drejtpёrdrejtё si tё sigurisё nacionale ashtu edhe tё rajonit nё tёrёsi. Mendoj se kёto kёrcёnime synojnё qё padrejtёsisht tё krijojnё epёrsi nё negociata duke e kёrcёnuar Bashkimin Evropian por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Mbretërinë e Bashkuar, me tensione në të ardhmen. Kёrcёnimet me largim eventual tё qytetarёve tanё tё minoritetit serb nga institucionet e Republikёs sё Kosovёs pёrbёjnё dominim tё narrativës së kriminelëve, si Milan Radojçiqi, e jo tё atyre qё integrimin e shohin si opsionin primar. Unё besoj fuqishёm qё pёrfaqёsuesit e qytetarёve serbë, mё sё paku do tё duhej tё pёrfaqёsojnë dhe të shtyjnё pёrpara narrativa tё individёve qё kanё promovuar dhe vazhdojnё tё promovojnё krimin e organizuar dhe qё kanё arritur deri nё listёn e zezё tё Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs.

Dua me kёtё rast tё siguroj të gjithё qytetarёt e pakicës, minoritetit serb, qё qeveria e Republikёs sё Kosovёs ёshtё qenёsisht e interesuar pёr integrim tё plotё tё tё gjithё qytetarёve tё vendit, pёr promovim të plotё tё lirisё sё lёvizjes dhe pёr pёrqafim tё standardeve dhe praktikave mё tё mira evropiane nё adresimin e nevojave specifike tё minoriteteve. Ne kemi iniciuar dhe jemi duke punuar nё vazhdimёsi nё dialogun e brendshёm me juve, dhe jemi tё interesuar qё kёtё dialog ta fuqizojmё edhe mё shumё. Ju lus qё tё mos ndiqni retorikёn luftёnxitёse qё po u imponohet nga mediat e kontrolluara, por tё informoheni drejtpërsëdrejti  nga burimet vendimmarrëse.

Tё nderuar qytetarё tё Republikёs sё Kosovёs,

unё nuk jam prononcuar pas takimit tё datёs 18 gusht meqё ka pasё njё dakordim intern pёr mosprononcim, për mosacarim, nga brenga qё kjo do tё ndikonte negativisht nё ecurinё e dialogut. Jo tё gjithё i janё pёrmbajtur kёtij dakordimi.

Krejt nё fund, qytetarё tё nderuar, mё lejoni qё tё falënderoj tё gjitha vendet mike, e nё veçanti shtetet e QUINT-it pёr angazhimin e fuqishёm dhe tё vazhdueshёm tё tyre, nё gjetjen e modaliteteve pёr normalizimin e raporteve mes Republikës së Kosovёs dhe Serbisё, dhe duke i ikur tensioneve të cilat artificialisht po krijohen. Gjithnjё e mё shumё politikbёrёs janё duke e kuptuar qё nё krijimin e tensioneve kemi vetёm njё palё destabilizuese e jo dy sosh. Gjithashtu dua qё tё falënderoj edhe angazhimin e KFOR-it pёr sigurimin e njё mjedisi qё garanton lёvizjen e lirё dhe njёkohёsisht edhe sovranitetin e Republikёs sonë dhe integritetin territorial të vendit tonë.

Ju falemnderit!

Të ngjashme