Kurti përkujton demarkacionin me Malin e Zi: Pesë vjet nga nënshkrimi që kushtoi 8200 hektarë

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka numëruar lëshimet e ish-komisionit Meha në marrëveshjen për demarkacionin, në pesë vjetorin e nënshkrimit të saj.

Ai në një postim në Facebook shkruan se raporti dhe puna e komisionit Shpejtim Bulliqi është aktakuzë për regjimin e vjetër dhe orientim për korrigjim porsa të rikthehet qeveria e mirë.

“Problemi i demarkacionit s’është kontest pronash private, por çështje e ndarjes së sovraniteteve. Andaj sot nuk shënojmë pesë vjetorin e shënjimit të vijës kufitare, por të caktimit të vijës së re kufitare, të ndryshimit të kufirit të Kosovës. Dhe, nuk mund të thirret askush në sipërfaqe komunash që mblidhen. Kufiri përcakton sipërfaqen e jo anasjelltas”, shkruan Kurti.

5 vjet nga nënshkrimi që kushtoi 8.200 hektarë Edhe marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi në Vjenë, njësoj sikurse…

Gepostet von Albin Kurti am Mittwoch, 26. August 2020

Të ngjashme