Kurti po abuzon me pushtetin, shkarkimet për t’i punësuar militantët e tij

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 23:29 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është abuzues dhe po i shkarkon njerëzit për t’i sjellë militantët e tyre.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër ka qenë skandaloze, ndërsa thotë se tash po e tregon fytyrën e vërtetë duke larguar njerëzit nga pozicionet e tyre.

’Zgjedhja e tij skandaloze. Ka kaluar sa kohë, ende nuk e kemi programin qeverisës. Sot me mungesë të vizionit të tij politik, ai ka vendosur me zhvendos vëmendjen tek largimi i njerëzve nga pozicionet politike’’, ka thënë ai në Argument Plus.

‘’Po e shohim fytyrën e vërtetë të tyre. Njerëz abuzues, po duan t’i kthejnë militiantët e tyre partiakë’’.

Të ngjashme