Kurti po jep informacione të rreme, twitti i Veselit pëlqehet nga Grenelli

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 23:22 | Nga Ekonomia Online

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar përmes një postimi në Twitter, duke u shprehur i shokuar për informacionet e rreme që po jep kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me seriozitetin e paralajmërive amerikane.

“Jam i shokuar që kryeministri i Kosovës jep informacione të rreme për vëmendjen serioze të SHBA-së”, është shprehur Veseli.

Ai gjithashtu ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës, vlerëson punën e ambasadorit Grenell për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe për përpjekjet amerikane për paqe në Ballkanin perëndimor.

Reagimin e Veselit në Twitter e ka pëlqyer edhe Ambasadori Richard Grenell.

Të ngjashme