Kurti: Po përgatitet vizita ime në SHBA në fillim të vitit të ardhshëm

Prishtinë | 05 Dhj 2021 | 14:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se stafi i tij po e përgatit vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila siç tha ai, do të zhvillohet në fillim të vitit të ri, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri ka thënë se vizitën është duke ia përgatitur shefi i stafit, por nuk ka konfirmuar ndonjë takim.

“Shefi i stafit tim Luan Dalipi po e përgadit vizitën time për në SHBA për fillim të vitit të ardhshëm, nuk do të njoftojmë për takime të veçanta pa u bërë programi i plotë”, ka thënë ai.

Kurti tutje ka folur edhe për takimin e mundshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka mundësi të mbahet në javën e dytë të dhjetorit.

“Është diskutuar mundësia për një takim të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit me presidentin e Serbisë në Bruksel. Nuk kam informata për kushtëzime, vlerësimi i përket ndërmjetësuesit, Josep Borrell dhe emisarit Mirsoslav Lajçak. Ata vendosin nëse do të na dërgojnë ftesat ose jo”, ka thënë ai.

Ndryshe, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se vizita e paraparë e Kurtit në SHBA për muajin nëntor është shtyer.

Një vizitë e mundshme pritet të ndodhe në muajt e parë të vitit 2022.

Të ngjashme