Kurti pranon letër urim nga kryeministri i Sllovenisë

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša e ka uruar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e marrjes së detyrës së re dhe i ka uruar çdo sukses në kryerjen e saj.

Ai është shprehur i bindur se marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti i dy vendeve do të forcohet në të mirë të të dy popujve, dhe ka siguruar Kryeministrin Kurti se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e Sllovenisë në synimin e saj për integrim evropian. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme