Kurti pranon letër urimi nga koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, e cila e ka uruar për marrjen e detyrës së kryeministrit.

Në letrën e urimit, Koordinatorja Richardson ka potencuar gatishmërinë e bashkëpunimit me kabinetin qeveritar drejt zbatimit të Kornizës së KB-ve për Zhvillim të Qëndrueshëm (2021-2025), si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në luftën kundër pandemisë COVID-19.


Të ngjashme