Kurti pranon letër urimi nga Kryeministri i Letonisë

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi, nga Kryeministri i  Letonisë, Krisjanis Kariņs, i cili ka shprehur urimet e tij më të ngrohta duke theksuar se pret bashkëpunim për të promovuar dhe pasuruar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Letonisë dhe Kosovës.

“Pres të bashkëpunoj me ju për të promovuar dhe pasuruar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Letonisë dhe Kosovës”, ka shkruhet në këtë telegram.

Në urim thuhet:

I nderuar Kryeministër,

Më lejoni t’ju shprehë urimet e mia më të ngrohta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe urimet e mia më të mira për një mandat të suksesshëm dhe produktiv.

Pres të bashkëpunoj me ju për të promovuar dhe pasuruar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Letonisë dhe Kosovës. Duke shfrytëzuar këtë mundësi, do të dëshiroja të përsërisja mbështetjen e Letonisë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe t’ju dëshiroj shumë sukses në përpjekjet reformuese drejtë një të ardhme evropiane për vendin tuaj.

I juaji sinqerisht, Krišjānis Kariņš

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme