Kurti pranon letër urimi nga kryeministrja e Bangladeshit

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e marrjes së detyrës së kreut të qeverisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate nga zyra e kryeministrit.

“Kryeministrja Sheikh Hasina është shprehur e bindur se marrëdhëniet e përzemërta midis Bangladeshit dhe Kosovës do të thellohen edhe më tej gjatë mandatit të kryeministrit Kurti, dhe se pret që të punojë ngushtë me kryeministrin, për forcimin e lidhjeve dypalëshe për të mirën reciproke të dy popujve”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në letër urim, kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, i ka uruar popullit të Republikës së Kosovës paqe, progres dhe prosperitet të vazhdueshëm.

Të ngjashme