Kurti: Presidenti po dëshiron ta kapë trenin e fundit, por s’ka më trena për të

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka kundërshtuar vendimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që zyrtarisht t’ia japë mandatin për formimin e një qeverie të re “cilësdo parti që siguron shumicën në Kuvend”.

Në një konferencë për media, në mbrëmjen e së mërkurës, Kurti ka paralajmëruar se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhjet e fundit në vend, do ta çojë Thaçin në Gjykatën Kushtetuese.

“Këto përpjekje, këto orvatje antikushtetuese, vetëm sa e rrezikojnë rendin republikan, e shtetin demokratik të Kosovës”, ka vlerësuar shefi në detyrë i ekzekutivit të vendit.

“Nuk mund ta shtypin vullnetin e popullit, dhe të na kthejnë para datës 6 tetor”, ka shtuar Kurti.

“Presidentit të Republikës i kanë mbetur edhe disa muaj mandat, dhe po dëshiron ta kapë trenin e fundit. Por, i ka ikur edhe treni i fundit. S’ka më trena për presidentin…”, është shprehur Kurti.

“Pra shpërndarjen e Kuvendit në përputhje me nenin 82, pika 2 të Kushtetutës. Se kjo është procedura e vetme të cilën e parasheh kushtetua e Kosovës nuk është vënë asnjëherë në dyshim, as në praktikën e deritanishme kushtetuese nuk ka pasur asnjëherë takime konsultative me partinë që ka fituar shumicën në Kuvend është një fakt i njohur nga të gjithë. Se presidenti shpërfillë rastet e vitit 2010 2016, poashtu është një fakt i mirënjohur në fakt se zgjedhjet janë një opsion i vetëm pas një mocioni mosbesimi është theksuar nga vetë presidenti në vitin 2010, kur kanë kërkuar votat promocionit të mosbesimit ai ka theksuar se “sot besoj se do të votoni drejtë duke i dhënë fund krizës institucionale e politike, e pastaj të dilni para qytetarëve në zgjedhje të reja për të rimarrë besimin e tyre, për të bërë një veprim të tillë në përputhje me Kushtetutën, i hapni rrugë krijimin e institucioneve të reja me legjitimitet të ri”, është krejtësisht e pakuptueshme për mua se në mbi çka po drejtohet ky standard i dyfishtë që s’po ndihmon në krizën aktuale, por po e thellon vendin në një krizë tjetër të panevojshme, krizë pasigurie dhe frustrimi”, tha Kurti.

‘’Është e pakuptueshme se në cfarë po ndërtohet ky standart i dyfishtë. Kjo po e drejton vendin në krizë tjetër. Situata aktuale nuk e lejon mbajtejen e zgjedhjeve dhe ne nuk kemi ëkrkaur të mbahen tani por sapo të krijohen kushtet dhe të kalohet situata. ‘’ ‘’Sot njëzëri një klub i stërvjetëruar politikisht thanë se nuk janë për zgjedhje. Prioritet i imi i parë si kryeministër dhe i gjithë qeverisjes është parandalimi i përhapjes së mëtejshëm të virusit COVDI-19 dhe çdo gjë tjetër partiake apo politike nuk ka asnjë rëndësi, duke përfshirë ndërhyrjen e vazhdueshme që po pengojnë punën e qeverisë në mes të një gjendje emergjente të shëndetit publik’’, shtoi ai.

Të ngjashme