Kurti pret në takim ambasadorin italian, Sardi

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në takim, ambasadorin italian Piero Cristoforo Sardi.

“Sardi përshëndeti mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor duke vlerësuar pjesëmarrjen aq të madhe tregoi të qytetarëve në zgjedhjet demokratike në vend. Ai tha se, pas çertifikimit të rezultateve, është e rëndësishme të formohen institucionet dhe qeveria e re”, thuhet në njoftimin e VV-së.

“Z. Kurti e falënderoi ambasadorin Sardi për përkrahjen e deritanishme të Italisë ndaj Republikës Kosovës dhe shprehu bindjen se me qeverinë e re bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të ndërtohet e avancohet tutje. Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin se prioritet i qeverisë së re do të jetë zvogëlimi i pushtetit për forcim të shtetit, drejtësia institucionale e ligjore dhe zhvillimi ekonomik e punësimi. Në këtë drejtim, tha ai, janë duke u zhvilluar bisedimet nga Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike, që do t’i japin qeverinë e re Republikës”.

Në këtë takim Kurti ka folur edhe për parregullsitë dhe shkeljet gjatë procesit zgjedhor në komunat me shumicë serbe ku sipas tij mungojnë sundimi i ligjit, pluralizmi politik e demokracia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme