Kurti prezanton aderimin e ri në VV

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka uruar mirëseardhje aderimit të fundit, Lorik Lipovecit.

Bashkë me kryetarin e Vetëvendosjes në Gjakovë, Agon Batushën, Kurti bën një përshkrim të Lipovecit. Sipas kryetaritë të VV-së, partia e tij po shtohet e zgjerohet për ndryshimet që i duhen Kosovës e Gjakovë.

“Sot, bashkë me Kryetarin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë, Agon Batushën, i uruam mirëseardhje anëtarit më të ri, Lorik Lipovecit. Loriku ka mbaruar Gjimnazin “Hajdar Dushi” dhe është jurist, master i Shkencave Juridike dhe Politike. Ka punuar si aktivist në shoqërinë civile dhe si menaxher në ndërmarrje private dhe publike.

Ka qenë zyrtar në KEK, sekretar i përgjithshëm e mandej edhe u.d.drejtor i NP “Çabrati”, hulumtues ligjor në GSJP si dhe aktiv në Rrjetin Rinor të Gjakovës, Shoqatën “Kosova për Sanxhakun” e në Shoqatën e Intelektualëve “Jakova”. Lëvizja jonë po shtohet e zgjerohet për ndryshimet që i nevojiten Kosovës e Gjakovës” shkruan Kurti në njoftim.

Të ngjashme