Kurti prezanton Halabakun

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 22:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat për kryeministër, Albin Kurti ka bërë të ditur për aderimin më të ri në këtë parti para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nga sot pjesë e partisë së tij është Shkumbin Halabaku nga Pozharani i Vitisë.

“Shkumbin Halabaku ka përfunduar për shkenca politike në Kolegjin Utica në New York, ndërsa studimet e nivelit master në shkenca politike, integrim e qeverisje në Universitetin e Salzburgut në Austri. Tani punon si asistent në këtë universitet dhe ligjëron lëndë të ndryshme që janë të përfshira në drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe negociatave ndërkombëtare. Shkumbini është anëtari më i ri të cilit sot i urova mirëseardhje në Lëvizje”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se me të rinj e të reja profesioniste që kanë mbaruar studimet jashtë e brenda vendit, dhe me qeverinë e re të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, pas 14 shkurtit Kosovën e pret një e ardhme e ndritur.

Të ngjashme