Kurti priti në takim ambasadorin austriak, Christoph Weidinger

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 10:41 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar t’i pres ambasadorët e akredituar në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë ditës së sotme, Kurti ka pritur ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Mediet janë lejuar vetëm të marrin pamje nga ky takim.

Po ashtu gjatë ditës kryeministri Kurti do të takojë Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais dhe ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Të ngjashme