Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë në Budapest, Ronan Gargan.

Në takim u diskutuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik, tregtar, por edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

Irlanda tani ka Presidencën e Këshillit të Evropës dhe kryeministri Kurti theksoi mbështetjen, që i duhet Kosovës për anëtarësim të suksesshëm në këtë organizatë tejet të rëndësishme për promovimin e të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë në kontinentin tonë.

Ambasadori duke e uruar kryeministrin për progresin në ekonomi dhe në indikatorët e demokracisë, e falënderoi për rreshtimin me Bashkimin Evropian në dënimin e agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ambasadori po ashtu njoftoi për ardhjen për vizitë në Kosovë të ministrit irlandez për Çështje Evropiane, z. Thomas Byrne, më 4 korrik.

Të ngjashme