Kurti priti në takim deputetin gjerman, Volkmar Klein, folën për të arriturat dhe bashkëpunimin

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein. Deputeti Klein është përfaqësues i Unionit Kristian Demokrat (CDU) në parlamentin gjerman që nga viti 2009. Biseduan për marrëdhëniet e mira bilaterale dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Kryeministri Kurti e njoftoi për të arriturat gjatë një viti qeverisje, në veçanti për reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit, përmirësimin e indikatorëve ekonomikë dhe demokratikë, që kanë ndikuar në krijimin e kushteve dhe të klimës më të mirë për investime nga investitorët potencialë.

Deputeti Klein e përgëzoi kryeministrin Kurti për qeverisje të mirë dhe shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e shtetit gjerman për anëtarësimin në Këshill të Evropës dhe ndihmën për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme