Kurti: Prodhimi do ta bëjë Kosovën të barabartë me të tjerët

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 19:30 | Nga

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, ka thënë që ekonomia kombëtare është vetë prodhimi dhe se duhet të konsumohen prodhimet vendore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë që kjo do të ndryshojë dhe se prodhimi do ta bëjë Kosovën të barabartë me të tjerët.

“Shumica dërmuese e mallrave që i konsumojnë shqiptarët nuk janë të prodhuara nga shqiptarët. Kjo mund të ndryshohet dhe duhet të ndryshohet. Përveç se gjuhë dhe flamur, përveç se kulturë dhe histori, kombi është edhe ekonomi. Ndërkaq, ekonomia kombëtare, dihet se para së gjithash dhe mbi të gjitha është prodhim. Prodhimi do të na bëjë të barabartë edhe me të tjerët, ashtu sikurse rishpërndarja na bën të barabartë brenda vetes”, ka shkruar Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme