Kurti: Projektligji për Byronë Shtetërore nuk ka mandat të merret me pasurinë e diasporës

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Projektligji për Byronë Shtetërore nuk ka mandat të merret me pasurinë e diasporës, raporton Ekonomia Online.

“Byroja nuk ka mandat të merret me pasurinë e diasporës. Me diasporën mund të këtë raste të rralla, nëse pasuria është transferu të shtetet tjera. Byroja i merr të dhënat përmes bashkëpunimit të saj me projektligjin dhe do t’i mundësohet qasja me agjenda shtetërorë dhe në rastet kur marrja e të dhënave do të jetë sipas standartëve ligjore vetëm atëherë do të konsiderohet e dhëna ligjore e faktike. Në raste kur byrosë nuk i ofrohen ato të dhëna, atëherë byroja ka të drejtë t’i kërkojë ato të dhëna përmes Gjykatës”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se byroja nuk mund ta konfiskoj pasurinë, duke thënë se i vetmi për ta bërë këtë është Gjykata.

Kurti tha se ankesë kanë të drejtë të paraqesin edhe pala edhe Byroja.

Të ngjashme