Kurti: Prokurorin Blakaj do ta kthejmë në Kosovë dhe do ta bëjmë Kryeprokuror të Shtetit

Prishtinë | 15 Sht 2019 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

I nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me qytetarë nga ky qytet.

Aty Kurti ka premtuar se kur të vjen në krye të Qeverisë do të bëjnë reforma në Drejtësi dhe do ta zbatojnë Vettingun.

Poashtu ai ka thënë se prokurorin Elez Blakaj që ka ikur për në Amerikë pas kërcënimeve gjatë vitit të kaluar do ta kthejnë në vend, njofton Klan Kosova.

“Prokurorin Blakaj do ta kthejmë në Kosovë”, ka thënë Kurti.

“Atë do ta bëjmë Kryeprokuror të Shtetit dhe nuk do të guxojë askush që ta kërcënojë”.

Kurti nga Llapi ka thënë se Kosova ka nevojë edhe për krijimin e Gjykatës Komerciale.

Të ngjashme