Kurti: Protesta e vitit të kaluar ishte vendimtare për shpëtimin e Kosovës

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga VV-ja, ka thënë se sot është njëvjetori i protestës që u mbajt me 29 shtator 2018, me parullën kryesore “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

“Sot është njëvjetori i protestës më të madhe në Kosovën e pasluftës, që u mbajt me 29 shtator 2018, me parullën kryesore “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

“Kjo protestë e juaja ishte vendimtare për shpëtimin e Republikës së Kosovës prej pazareve me Serbinë. Një vit më vonë, e bëjmë hapin e radhës: votojmë masivisht me 6 tetor për fitoren më të madhe zgjedhore në Kosovën e pasluftës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme