Kurti: Qeveria hartoi një program që do ta transformojë jetën e qytetarëve

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në mbledhjen e djeshme gjithë-ditore që është mbajtur në hotel “Sharr” në Prevallë të Prizrenit, është prezantuar Drafti i Programit Qeverisës për të cilin ka diskutuar secili ministër.

Pas kësaj mbledhje që ka filluar në ora 09:00 dhe ka përfunduar në ora 18:00, Kurti ka postuar një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, në këtë mbledhje qeveria ka hartuar një program që do ta transformojë jetën e qytetarëve.

“Qeveria për të cilën në Kosovë u votua masivisht më 6 tetor dhe u zgjodh më 3 shkurt, hartoi një program që do ta transformojë jetën e njerëzve. Investimet në arsim dhe ekonomi për të siguruar punë dhe reforma në gjyqësor dhe për të siguruar drejtësi, janë prioritetet kryesore”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme