Kurti: Qeveria me Platformën për Dialog ka interes në shfajësimin e presidentit dhe në përsëritjen e gabimeve

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar se nesër bëhen 8 vjet që prej momentit kur ka filluar dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel.

Ai rikujtoi poashtu se një ditë më vonë bëhen 8 muaj që nga momenti kur deputetët morën raportin qeveritar mbi 33 marrëveshjet e Brukselit, për arritjet e pakta dhe ngecjet e shumta.

Kurti tha se sot as tetë minuta nuk do të diskutohet në Kuvend për vitet e humbura, dëmet e shkaktuara dhe përgjegjësit institucionale por që insistohet të vazhdohet me platformë për dialogun e ardhshëm.

Postimi i plotë i Kurtit në facebook:

Nesër bëhen 8 vjet prej kur nisi dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, njëherë si teknik e pastaj si politik, njëherë me znj.Tahiri e pastaj me z.Thaçi. Pasnesër bëhen 8 muaj prej kur deputetët morën raportin qeveritar mbi 33 marrëveshjet e Brukselit, për arritjet e pakta dhe ngecjet e shumta atje. Mirëpo, sot, as 8 minuta nuk do të diskutohet në Kuvend për vitet e humbura, dëmet e shkaktuara dhe përgjegjësinë institucionale. Gjersa Qeveria insiston të vazhdohet me platformë për dialogun e ardhshëm, ajo ka interes në shfajësimin e presidentit aktual dhe në përsëritjen e gabimeve nga e kaluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme