Kurti: Qeverisja ime do të bazohet në tri shtylla

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 11:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se qeverisja e tij do të bazohet në tri shtylla kryesore,  shteti i së drejtës, shteti zhvillimor dhe shteti social, raporton EkonomiaOnline.

Këto komente Kurti i beri ne debatin “Fol Hapur”, të organizuar nga Lëvizja Fol.

“Shteti i së drejtës, drejtësia nuk buron nga individi, nënkupton prokurorinë dhe gjyqësinë që janë të pakompromis në lundër krimit dhe korrupsioni. Kjo do të bëhet në përmes procesit të vetingut. Buxheti për gjyqësinë dhe ushtrinë  është më pak se 5% kjo nuk do të jetë  kështu në qeverisjen tonë. Shteti zhvillimorë, ne duam ta rrisim sektorin privat, nuk mjafton vetëm të punësosh njerëzit, ne duhet ta rrisim pagën mesatare në sektorin privat”.

“Shteti social, arsimi shëndetësia, ndihmat, në shëndetësi di a kemi fokusin kryesor pasi jemi vendi vetëm pa sigurim shëndetësorë, di të përqendrohemi që t’i rregullojmë menagjmentet e spitaleve dhe ta ndajmë sektorin publik dhe privat”, tha ai.

Kurti ka folur për vendimet e para që do t’i ndërmerr e njëri prej tyre do të jetë mbyllja e AKP-së dhe fillimi i dialogut me serbët lokal.

“Ndërmarrjet shoqërore tja heqim AKP. Mbyllet zëvendësohet me fondin sovran, aksionar kryesor në Trepça, Telekom, dhe shndërrohen në aksionarë”.

’Në javën e parë do ta bëjë një dialog me pakicën serbe në Kosovë, s’është për pajtim me serbët e Graçanicës, nuk më kanë bërë asgjë ata. Ata janë lodh me listën serbe” .

Kurti: Elez Blakaj duhet të kthehet si simbol

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në debatin “Fol Hapur”, ka folur edhe për ish-prokurorin Elez Blakajn.

Ai ka thënë se Elez Blakaj duhet të kthehet si simbol.

“Elez Blakaj është emri dhe mbiemri i traumës së sistemit të drejtësisë, kur ai bie azil  tek aleati ynë kryesor, Elez Blakaj duhet të kthehet si simbol”, tha ai

Kurti ka thënë se do ti çlirojë çlirimtarët duke aluduar te veteranët.

Tha se duhet të thuhet e vërteta për veteranët, e jo të ketë histori të luftës të deformuar.

“Nëse kemi statistika të pasakta për luftën tonë, do të ketë statistika të gabuar për historinë e luftës,  është e domosdoshme të mos ju mësojmë fëmijëve histori të deformuar me statistika të pavërteta, komandant në politikë i brenë kapak ndërgjegje për shokët e vet, janë bërë multimilonerë dhe kur takohen me shokët i frynë listat e veteranëve. Duhet të thuhet e vërteta dhe të rregullohet kjo çështje, shumë prej veteranëve duhet t’iu gjenden vende pune, pasi janë shumë të ri, të aftë për punë, jo lëmosh se kjo është për të bërë të varur për vota. Unë do t’i çliroj çlirimtarët”, tha ai.

Të ngjashme