Kurti: Me qeverisjen e VV-së fati i të pagjeturve do të zgjidhjet

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 14:58 | Nga

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Gjakovë vizitoi OJQ ‘Thirrjet e Nënave’.

Në fillim të takimit kryetarja e kësaj shoqata Nesrete Kumnova evokoi kujtime të cilat siç tha ajo i kanë ndarë së bashku me Kurtin gjatë rrugëtimit të fatit të të pagjeturve.

Ndërsa Kurti pasi u uroi të gjitha nënave e grave shëndet kujtoi se të vështirë e kanë pasur rrugëtimin në këtë Kosovën e pasluftës.

Kandidati për kryeministër tha se në qeverisjen e Vetëvendosjes fati i të pagjeturve do të gjejë zgjidhje.

Kurti ka vizituar edhe shtëpinë muze në familjen Qerkezi ku është takuar me banoren e vetme të kësaj shtëpie, Ferdonije Qerkezin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme