Kurti: Qytetarët nga java e ardhshme do të mund të dalin dy herë nga dy orë në ditë

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 17:51 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media, raporton Ekonomia Online.

Ai ka njoftuar se nga e hëna do të rihapen këto biznese: do të lirohen për qarkullim autobusët ndër urban, qendrat e thirrjeve telefonike, si dhe do të bëhet hapja e galerive dhe muzeve, floktarët, dentistë dhe terapeutët.

“Faza e dytë nënkupton hapje më të madhe të ekonomisë dhe lëvizje të shtuar të qytetarëve prandaj duhet ta shtojmë dyfish kujdesin. Nga e hëna hapen këto, floktaret, dentistët, terapeutët, transportin urban dhe ndër urban me leje të veçanta, hapja e gastronomisë take away, hapja e galerive dhe muzeve. Mirëpo do të vazhdojmë me orar të kufizuar me një orë shtesë, çdo qytetari do ti lejohet 2 orë në ditë 2 herë në ditë”, tha ai.

Ai i ka porositur qytetarët që të kenë kujdes në mënyrë që ky plan të dalë i suksesshëm.

Kurti paralajmëroi se këto masa do të rishikohen deri më 25 maj dhe nëse rriten numri i infektimeve masat do të kthehen.

“Nga e hëna do të vendosim një plan mobiliteti që do të ketë më shumë polic, më shumë mjek dhe më shumë inspektor që të kujdesën për distancën dhe rekomandimin, deri më 25 maj do të përcjellim lakoren dhe numrin e të infektuarve nëse kemi një rritje të shpejt atëherë do të detyrohemi të kthehemi prapa e që kjo do të ishte shumë më e rëndë”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ditët në vijim do të merret vendimi për  garat sportive por nuk fillojnë para 2 qershorit.

“Në ditët në vijim do të merret një vendim se si ti qasemi këtij problemi, fillimi i garave nuk mund të fillojë para fazës së tretë para 2 qershorit”, tha ai.

Vitia tha bëri apel tek qytetarët të respektojmë masat që edhe Kosova ta shpallë fitoren sikurse Sllovenia që bëri sot.

“Maskat janë të rekomandueshme dhe duhet të i mbajmë, rekomandim i IKShP-së, falë këtij respektimi deri tani i kemi këto rezultate. Kohëve të fundit një pjesë e qytetarëve janë relaksuar me shifrat, ky relaksim ka ndikuar të mos mbajnë maska dhe distancën fizike, u bëjë thirrje që kemi arritur progres falë qytetarëve por rreziku nuk ka kaluar, me praninë e virusit. Ju bëj apel të gjithëve të respektojmë masat që shumë shpejt edhe ne të shpallim fitoren, ashtu siç bëri Sllovenia sot”

Kurti e Vitia i janë përgjigjur edhe  akuzave të presidentit për vetëvrasjen e të riut nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.

“Kemi një president idhnak.  Kam përshtypjen që ka hyrë në një urë që shpreson se do t’i dhimbset popullit”

ndërsa ministri Vitia tha se u janë drejtuar organeve të drejtësisë për këtë rast.

“Ne iu jemi drejtuar drejtësisë dhe cdo prononcim konsideroj që do të dëmtonte procesin. Çdo e gjetur të ua lëmë organeve kompetente. MSh-ja do të jemi të hapur dhe do ta japim maksimumin në këtë proces”, shtoi ai.

Kurti tha se hapja e kufirit me Shqipërinë do të bëhet sapo të krijohen kushtet.

“Ne jemi të interesuar që sapo të krijohen kushte ta bëjmë këtë hapje të kufirit. Masat tona nuk janë politike nuk janë as demografike por shkencore. Dje kam takuar ambasadorin Mingjozi kemi biseduar për shumë çështje përfshirë edhe kufirin”, tha ai.

Të ngjashme