Kurti refuzon Thaçin – presidenti porosit të ruhet partneriteti me ShBA-në si “sytë e ballit”

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 10:42 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti as të mekurën nuk i ka shkuar në takim presidentit Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online. 

Thaçi ka thënë se është i gatshëm që në çdo kohë ta presë kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Presidenti tha se raportet me Amerikën duhet të ruhet si ‘sytë e ballit’.

Kurti i cili nuk i ka shkuar na takim as të hënën kur presidenti i ka takuar krerët e partive politike, as sot nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Thaçi në një dalje para gazetarëve  ka thënë se i ka lënë tri orare për ta takuar Kurtin dhe i ka bërë thirrje që të është i gatshëm ta presë kurdo që kryeministri Kurti dëshiron.

Thaçi ka thënë se është fatkeqësi që edhe sot kryeministri e ka refuzuar ftesën për takim dhe për të biseduar për zhvillimet dramatike në vend.

“Siç e dini në kuadër të angazhimeve kushtetuse për unitetin politik kemi zhvilluar konsulta më lideret institucional. Për fat të keq edhe pse kryeministri Kurti kishte konfirmuar për pjesëmarrje në takim 5 minuta para fillimit kishte anuluar”.

“Unë përsëri edhe dje e kam,  ftuar që të takohemi të bisedojmë për zhvillimet e reja dramatike për Kosovën. Edhe sot kishte përsëri refuzim për të ardhur në takim në tri oraret që i kamë dërguar. Do të ishte në interes që të gjithë të shpenzojmë energji për unifikim. Kosova është atdheu i të gjithë qytetarëve të saj. Kryeministri duhet të merr vendin që i takon dhe mos të vonohet në vendimmarrje që e çojnë vendin në drejtim të gabuar historik që të jemi sa më shpejt pjesë e NATO-së”, tha Thaçi.

Thaçi ka komentuar edhe paralajmërimet që vijnë nga ShBA-ja në lidhje me tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

Sipas tij, më lehtë pensionohen liderët e Kosovës se sa tërhiqen trupat amerikane.

“Më lehtë çdo lider i Kosovës do të shkojë në shtëpi të vet, do të pensionohet para kohe, sesa që do të largohen trupat amerikane nga Kosova”.

Thaçi tha se ne duhet të shkojmë përpara me qëndrime unike dhe, ruajtja si sytë e ballit me partnerët perëndimor, në veçanti, me adresën e kontributit madhor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me ShBA-në.

“Prandaj, mesazhi im, është që kryeministri duhet të marrë vendime që janë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovë, orientimit euro-atlantik dhe të mos vonohet në vendimmarrje që e çojnë vendin në drejtim të gabuar historik”, tha ai.

Të ngjashme