Kurti refuzon t’u përgjigjet gazetarëve

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 10:45 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve për tema që kanë të bëjnë me aktualitetin politik në vend, raporton Ekonomia Online.

Pas konferencës së përbashkët me ministrin e Financave dhe Transfereve, Hekuran Muratin, nuk ka pranuar që të pyetet për çështje të tjera përveç temës për të cilën e kishin ftuar atë.

Të dy folën në lidhje me zbatimin e masës 3.5 përkatësisht pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

“Për temat tjera të cilat do të mund të na shmangnin nga thelbi i kësaj çështje kaq të rëndësishme për qytetarët duhet të na kurseni”, ka thënë ai.

Përderisa gazetarët janë ankuar për numrin e vogël te konferencave dhe për mos mundësinë e marrjes se përgjigjeve për temat e ndryshme.

Të ngjashme