Kurti: Rinia është motor i përparimit, në qeverisjen time do të kthehen akademikët nga bota

Prishtinë | 24 Sht 2019 | 12:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kongresin e Dytë Kombëtarë të të rinjve sot ishin ftuar në përballje për t’i shpalosur programet e tyre qeverisëse për rininë kandidatët për kryeministër, por ftesës iu përgjigjën vetëm kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidati nga koalicioni Nisma-AKR, Fatmir Limaj, raporton Ekonomia Online.

I pari që erdhi për tu përballur me pyetjet e të rinjve, ishe Albin Kurti, i cili para të pranishmëve tha se në skemën programore të qeverisjes së tij, parashihet që e drejta për votë të jetë nga mosha 16 vjeçare e jo nga mosha 18 vjeçare.

“Rinia për neve është motori i përparimit pasi askund të ndodhë përparim pa rini. Në shtetin tonë rinia është neglizhuar e poashtu edhe gratë dhe kjo është bërë në të njëjtën mënyrë me mekanizma dhe forume që kanë pasë për qëllim përfshirjen e rinisë dhe grave pa pjesëmarrjen e tyre. E kemi skemën e punësimit të garantuar në programin tonë për moshat nga 16 vjeç deri në 18 vjeç gjithashtu ne parashohim që e drejta për votë të jetë nga mosha 16 vjeç, kjo moshë duhet të jetë pragu për votimin. Duam ta lidhim arsimin me ekonominë që shkollat e mesme mos të jenë gjysmë gjimnaze por 1/3 shkolla të mesme dhe 2/3 shkolla profesionale”

“Në programin tonë kemi parë 1000 bursa për vajza në veçanti nëse studiojnë shkencat natyrore. Jam i bindur që duhet të votoni me datën 6 tetor pasi pjesëmarrja në zgjedhje e bën më të mundshëm ndryshimin. Ne kemi paraparë rritjen e numrit të inspektorëve pra 5 fishimin e tyre”.

Kur Kurti u pyet për infrastrukturën në Universitete, ai u shpreh se qeverisjet e kaluara më shumë kanë ndarë buxhet për asfalte se sa për universitete.

“Kam bindje të fuqishme që injoranca kushton më shumë se arsimi unë mendon që kemi nevojë për avancim për metoda të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Sindikatat e kanë pasë kollaj të bëjnë veprime të tilla në të kaluarën sepse e kanë një qeveri të keqe përballë dhe besoj që nuk do e kenë këtë mundësi në qeverisjen e ardhshme. Mbi njëherë është nda mandati për asfalt se sa për universitete. Këto universitete publike do ishte më mirë të i kemi sipas profileve e jo sipas vendbanimeve. Qeveria jonë do jetë qeveria e parë që kthen akademikët nga bota në shtetndërtimin e vendit tonë”.

Kurti nga të rinjtë u kritikua për qëndrimin e tij ndaj flamurit shtetëror të Kosovës, por ai u zotua se si kryeministër do ta respektojë flamurin e Kosovës.

“Unë si kryeministër i Kosovës nuk do ta heq flamurin Kosovën nga zyra, kam qenë i indinjuar kur flamuri i Kosovës nuk është lejuar të kaloj në referendum e me referendum. Besoj që pika më e fortë e jona është që ata që e kanë valëvitur flamurin deri tash e na kanë vjedhë ardhmërinë edhe ty edhe mu, shkojnë”, tha Kurti.

E Frank Hantke, drejtor i zyrës-Fes Kosova tha se në demokraci secili qytetar është politikan, edhe atëherë kur nuk voton.

“Këtë vit është viti i 50 që po punoj me të rinj. Paramendoni të keni një parti të të rinjve, dhe ju jepni votën për ta. A e jeni të vetëdijshëm që ju jeni prezantoni shumicën nuk jeni minoritet. Nëse ju ndaheni në atë se baba im ka votuar gjithë për këta, shikoni interesin e juaj, se mund t’iu bie më mirë. Vetëm hap i mirë është ky, me organizuar një organizatë në të cilën keni ju interes. Secili prej juve jeni politikanë në ketë demokraci, nëse nuk shkon në zgjedhje atëherë jeni duke punuar në mënyrë politike. Pra në demokraci secili prej juve jeni politikan”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme