Kurti nuk do të kërkojë garanci për ish-krerët e UÇK-së, nuk po gjykohet shteti

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 17:02 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e tij nuk mund të kërkoj garanci për lirimin me kusht ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, pasi siç thotë ai “shteti nuk është duke u gjykuar”, raporton Ekonomia Online.

“Ajo ka qenë lloj frikësimi, Gjykata Speciale e kemi ditë se një këmbë e ka jashtë e një brenda, nuk mund të kërkoj unë garanci nga Kroacia sepse është proces ligjor dhe nuk është shteti në gjyq”.

Tutje ai ka fol edhe për ndarjen e 11 milionë eurove për KOSTT, duke thënë se ka qenë veprim i imponuar.

Ai tha se nuk kanë marr asnjë shkresë nga mbrojtësit e të akuzuarve në Hagë.

Kurti, ka thënë se para se të nisë takimet me palën serbe në kuadër të dialogut, duhet të ketë dialog të brendshëm me partitë opozitare.

“Gjatë muajit maj do të zhvillojë takime me liderët e partive opozitare për t’u konsultuar rreth procesit te dialogut”.

“Do të ketë një dark pune te Borell me 18 maj dhe takimi i 11 majit nuk mbahet, ndërsa sa i përket temave të diskutimit ato mund të vinë në shprehje vetëm kur pajtohen të dy palët”.

Tutje ai tha se Qeveria e ka për obligim padinë ndaj Serbisë, derisa tha se është kryer gjenocid ndaj Kosovës.

“Ne kemi filluar punën për përgatitje e padisë dhe do të ju njoftojmë kur do t’i kemi të qarta afatet sepse janë përgatitje gjigante dhe lidhen me Institutin e Krimeve të Luftës, qeveria e ka për obligim padinë”.

“Ne muajin maj nuk pritet takim, dhe ne insistojnë qe Kosova te jetë palë dhe jo teme, dhe nuk e di datën por gjatë muajit maj do t’i zhvillojë takimet me kryetarët e partive opozitare”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme