Kurti s’e fut në agjendë takimin me Thaçin

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 23:18 | Nga Ekonomia Online

Megjithëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se nesër do të presë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duket se një takim i tillë nuk do të ndodhë.

Kjo pasi zyra e kryeministrit ka njoftuar për agjendën e Kurtit për ditën e hënë.

Në asnjërin prej takimeve që do të mbajë Kurti, nuk përmendet ai me presidentin Thaçi.

Ai ka njoftuar se nesër nga ora 10:00 do të takojë, Dale Pfeiffer, themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë, pastaj në 11:00 do të jetë i pranishëm në seancën e Kuvendit e cila do të mbahet për të ngritur vetëdijen e qytetarëve për gratë e dhunuara gjatë luftës, në orën 14:00 do të marrë pjesë në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në ZKM, ndërkaq në orën 15:30 do të pres në takim bordin e organizatës joqeveritare GERMIN.

Thaçi përveç takimit me Kurtin ka njoftuar se do të presë edhe kryetarët e partive shqiptare parlamentare, për siç ka thënë ai, koordinimin e çëshjteve me rëndësi për vendin.

Të ngjashme