Kurti sërish paralajmëron pako masash pas ngritjes së çmimeve, i fton qytetarët për qetësi

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 10:34 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria është duke punuar në pakon e masave, pas rritjes se çmimeve të produkteve në vend, raporton Ekonomia Online.

Kurti para kabinetit qeveritar, shtoi se kjo krizë globale po keqpërdoret nga disa kompani duke i rritur çmimet edhe pse ndoshta nuk ka rritje të kostos.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve ta ruajnë qetësinë, raporton EO.

“Pasojat e pandemisë në ekonominë globale po e afektojnë edhe Kosovën në ngritjen e çmimeve. Kjo rritje u ndikuan nga berza botërore. Rritja e energjisë elektrike nxiti dhe rritjen e produkteve”.

“Statistikat e Bankës Botërore tregojnë që 78 për qind përdorin materiale që janë me origjinë të huaj”.

“Po angazhohemi për nxitjen e investimeve të reja në kapacitet prodhuese. Ka një keqpërdorim të rritjes së çmimeve. Kërkojë nga qytetarët që të ruajnë qetësinë, pasi shumë shpejt do të kemi një pako masash”.

Fjala e plotë:

Pasojat e pandemisë Covid-19 në ekonominë globale, po e afektojnë edhe Kosovën, duke ndikuar në ngritjen e çmimeve të shumë produkteve esenciale.

Gjithsesi, kjo rritje me ritëm shumë të shpejtë u ndikua nga berza botërore, e cila ndikoi edhe në shtetet më të zhvilluara.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, që është burim i energjisë së produkteve industriale, nxiti edhe ngritjen e çmimit të vajit, sheqerit, drithërave, mishit dhe produkteve të qumështit.

Si një vend importues, Kosova nuk kishte si të përbënte përjashtim. Përkundrazi, ne varemi nga importet e përditshme, e bashkë me importet, rrjedhimisht importojmë edhe inflacionin.

Konsumi në Kosovë zë një komponentë të rëndësishme të importit. Ushqimi dhe pijet kryesisht për konsum të ekonomive familjare, përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të importeve totale të mallrave të konsumit.

Statistikat e Bankës Botërore për ndërmarrjet prodhuese tregojnë se rreth 78.5% të kompanive prodhuese në Kosovë përdorin materiale, inpute ose furnizime të tjera, që janë me origjinë të huaj dhe mesatarisht 47.4% e inputeve totale janë të huaja, pra të importuara.

Ky është mesazh i qartë i domosdoshmërisë për ri-orientim të ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit dhe drejt një zhvillimi të qëndrueshëm.

Në këtë drejtim, në përputhje me Programin tonë qeverisës dhe vizionin tonë për ekonominë, po angazhohemi për nxitje të investimeve në kapacitete të reja prodhuese e eksportuese.

Fushata, që në qendër ka fajësimin e Qeverisë për këtë rritje të imponuar të çmimeve, për efekt mund të ketë veçse shtrimin e terrenit për manipuluesit për të ngritur çmimet, me pretekstin se tani jemi në një ambient ku secili çmim duhet të ngritët, pavarësisht se a ka ngritje të kostos apo jo, duke përkeqësuar kësisoj situatën, ndërsa, në anën tjetër, të nxitë nervozë, frikë e panik te qytetarët, si konsumatorë”, ka thënë Kryeministri.

Të ngjashme