Kurti s’flet pse nuk u takua me Grenellin: Po punojmë në ndërtimin e urave për suksese të përbashkëta

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 13:32 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e re po punon në ndërtimin e urave me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që të arrihen suksese të përbashkëta, raporton Ekonomia Online.

Kurti pasi përfundimit të takimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), nuk ka komentuar arsyeje e mostakimit me ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell, i cili është edhe i ngarkuar special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Kure i Qeverisë ka shtuar se asnjëherë nuk ka pasur më shumë takime me me diplomat e politikanë ndërkombëtare se në këtë fundjavë në Myhnih, gjatë konferencës ndërkombëtare për siguri.

“Unë kurrë nuk kam pasur më shumë takime me diplomat e politikanë ndërkombëtarë brenda dy ditëve sa në këtë fundjavë që e lamë pas dhe mbrëmë jam kthyer rreth mesnatës dhe sot kemi shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë”.

“…përfitojë nga rasti që tua urojë të gjithëve dhe festofshim edhe shumë përvjetorë të tjera ky është përvjetori i parë i qeverisë sonë e cila e organizon këtë datë të rëndësishme për shtetin e Kosovës”.

“Ne në këto konferenca ndërkombëtare po bashkëbisedojmë me miq tanë me partnerë tanë me ata të cilët na kanë ndihmuar shumë dhe qeverinë e re dhe me durim po punojmë që të shpjegojmë pozicionet tona dhe t’i ndërtojmë urat të cilat janë të nevojshme për suksesin e përbashkët”.

Të ngjashme