Kurti: S’folëm shumë për mini-shengenin, u dakorduam për makro-shengenin ndërshqiptar

Tiranë | 11 Shk 2020 | 11:04 | Nga Bashkim Bekolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimit me homologun shqiptar Edi Rama, tha se do të jetë i përkushtuar që bashkëpunimi ndërmjet të dyja vendeve të jetë më i mirë deri më tani, raporton Ekonomia Online.

Me Ramën tha se nuk ka folur për idenë e të parit të qeverisë shqiptare, për mini-shengen ballkanik, por që janë dakorduar për makro-shengenin ndërshqiptar.

“Mund të them se folëm shkurt për mini-shengenin. Por folëm dhe u dakorduam për makro-shengenin ndërshqiptar”.

Komision ndërshtetëror Kosovë-Shqipëri për zbatimin e 77 marrëveshjeve

Më tej Kurti ka sqaruar se me Ramën janë marrë vesh edhe për formimin e një komisioni i cili do të në mënyrë që 77 marrëveshjet e arritur të zbatohen.

Sipas kreut të Qeverisë kosovare, Kosova nuk do t’ia dalë pa Shqipërinë në luftë e as në paqe

“Në dekadën e 3 të shekullit 21 jam i përkushtuar të kemi një bashkëpunim që nuk ka pasur deri më tani.

U dakorduam që të formojmë një komision ndërshtetëror që 77 marrëveshjet që janë arritur të zbatohen”.

“Duam ta shtojmë bashkëpunimin. Kosova nuk do t’ia dalë pa Shqipërinë në luftë e as në paqe. Duam të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, të ekonomisë, arsimit dhe politik të jashtme”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme